Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka prezuantuar raportin e opozitës duke numëruar arsyet se pse duhet të arrestohet is-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, lexon raportin: Pse duhet lejuar sot arrestimi i Saimir Tahirit

Alibeaj prezantoi raportin e opozitës në bazë të të cilit si PD- ashtu edhe LSI-ja kërkojnë që ish-ministri të arrestohet.

Sipas tij, ka prova që “Saimir Tahiri ka siguruar paprekshmërinë e grupit të strukturuar kriminal. E gjithë veprimtaria e këtij grupi bëhet me mbështetjen e strukturave të policisë në qarkun e Vlorës, por jo vetëm”.