Perandoria me shtrirjen më të madhe në historinë e njerëzimit ishte ajo britanike, e ndjekur nga ajo mongole. E qeverisur nga Mbretëria e Bashkuar, përfshinte koloni dhe territore në të gjithë 5 kontinentet.

Por megjithatë kohët kanë ndryshuar dhe pesha e Familjeve Mbretërore ka rënë ndjeshëm.

Shumë mbretëri duket se kanë humbur një pjesë të madhe të fuqisë së tyre dhe rolin në jetën e sociale dhe politike.

Por pavarësisht kalimit të shekujve, Britania duket se ka qenë dhe është Mbretëria më e fuqishme në historinë e njerëzimit.

1-Familja Mbretërore Britanike:
E udhëhequr nga Mbretëresha Elizabeta II, familja mbretërore e Britanisë është një nga familjet më të famshme në botë. Megjithatë, kjo familje nuk ka rol në punët e qeverisë por kontribuon shumë në angazhimet publike botërore.
Pas vdekjes mistike të princeshës Diana, kjo familje tërhoqi vcëmendjen e mediave ndërkombëtare. Më vonë, martesa e Princit Charles dhe Camila Parker gjithashtu u bë një thashethem ndërkombëtar. Mbretëresha ë Anglisë ka një program aktiv udhëtimesh dhe ka një koleksion më vlerë pullash dhe është pronarë e pronave të shumta në Angli dhe Skoci.

2- Familja Mbretërore e Bruneit
Haji Hassanal Bolkiah u bë sulltani i 29-të i Brunëit para 40 vitesh dukë trashëguar pasuritë ë një dinastie 600-vjëçare. Aktualisht është kryeministër i vendit të pasur më naftë dhe është koleksionist gurësh të çmuar, shkruan syri.net. Pasuria e tij llogaritet deri në 22 miliardë dollarë.

3. Familja Mbretërore e Arabisë Saudite:
E themeluar nga Abdul Aziz ibn Saud në vitin 1932, mbreti i kësaj familjeje mbretërore përbën fuqinë politike absolute brenda Arabisë Saudite. Për shkak të parimit të saj teokratik, monarkia e Arabisë Saudite shpesh quhet diktatoriale, por kontributi i saj i rëndësishëm në ekonominë ndërkombëtare është vërtet i admirueshëm. Pasuria e familjes llogaritet deri në 19 miliardë dollarë.

4. Familja Mbretërore e Jordanisë:
Një komponent i rëndësishëm i shpirtit të Jordanisë, Familja mbretërore Hashemite u krijua në vitin 1921. Kjo familje merret për bazat institucionale për ngritjen e Jordanisë moderne dhe gjithashtu për kontributin e saj të rëndësishëm në rritjen e legjitimitetit demokratik. Monarku aktual i kësaj familjeje është Abdullah II, i cili u kurorëzua më 7 shkurt 1999, pas largimit të babait të tij, mbretit Hussein.

5. Familja Mbretërore e Bahreinit:
E Udhëhequr nga dinastia e famshme al Khalifa që nga viti 1783, kjo monarki kushtetuese tani udhëhiqet nga sheiku Hamad bin Isa Al Khalifa, zjarri i transformimeve demokratike. Megjithatë, Bahreini ka një parlament të votuar në mënyrë demokratike, por vendimi i Mbretit konsiderohet si përfundimtar dhe askush nuk mund ta shkelë atë.