Tafil Vokrri, i arrestuar nga policia e kryeqytetit këtë të premte me qëllim ekstradimin drejt Italisë, rezulton një trafikant i lidhur me mafien famëkeqe italiane “Ndrageta”.

Vokrri, 56 vjeç, banues në Kavajë, është i shpallur në kërkim pasi, Gjykata Catanzaros / Itali, me vendimin e datës 02.11.2005, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar, pasi ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për kryerjen e veprave penale ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’, ‘Trafikim i lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i armëve të zjarrit’, njoftoi Policia.

Vokrri ishte arrestuar edhe në 2005-n në një super-aksion të policisë në Shqipëri dhe Itali, ku morën pjesë 200 efektivë dhe u ndaluan edhe 7 persona të tjerë të cilësuar nga antimafia e vendit fqinj si mafiozë brutalë, apo trafikantë me moral të ulët.

Rrjeti trafikonte armë dhe drogë me gomone që niseshin nga Kavaja dhe Vlora dhe në Itali bashkëpunonte me organizatën mafioze Ndrageta.