Pas largimit të Encës nga grupi i OTR, Noizy ka vendosur të afrojë pranë vetes femrat më sexy të pasarelave shqiptare.

Oriola Marashi modelaja supersexy dhe më e komentuara e momentit u bë pjesë e grupit vetëm disa kohë më parë.

Gjithashtu dhe vajza e Sabianit, këngëtarit të njohur, u pa krah Noizyt dhe më pas konfirmuan se ajo ishte një anëtare e re e OTR. Dhe Noizy nuk e ka aspak në plan të ndalet.

Pjesë e këtij grupi të shumëpërfolur tashmë do të jetë dhe Elena Lika. Modelja ka postuar një foto në Instagram dhe komenti i Noizyt konfirmon gjithçka.

“Vajza ime e veshur në të bardha, Vjen së shpejti…’ – ka shkruar Noizy. Nga ana tjetër Oriola dhe Elena janë shumë mike, mos vallë si në modeling ato janë duke ndjekur hapat e njëra-tjetrës.