Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka folur për interesimin e skuadrës angleze, Chelsea

Radja Nainggolan ka folur para ndeshjes me Chelsean dhe interesimin që ka pasur skuadra angleze për të.

Ai ka treguar se asnjëherë nuk e ka menduar vetën të luaj me një fanellë tjetër, përveç asaj të Romës.

“Interesimi nga Conte dhe Chelsea? Kam bërë zgjedhjen time. Kurrë nuk e kam menduar vetën duke luajtur me ndonjë fanellë tjetër”, tha Nainggolan gjatë konferencës për media.

Ndërsa për ndeshjen e nesërme ndaj Chelseat, mesfushori belg tha se do të tentojnë vetëm fitoren.