Qeveria e Kurdistanit të Irakut sot e përshëndeti thirrjen e kryeministrit të Irakut, Hajder al Abadi për dialog për zgjidhjen e krizës, të shkaktuar nga referendumi për pavarësi në rajonin autonom.

Abadi bëri thirrje për dialog të martën dhe theksoi se referendumi, në të cilin shumica e kurdëve votuan për pavarësi, është “fakt i cili ka mbetur nga e kaluara”.

Kriza ndërmjet Bagdadit dhe Arbilit – kryeqytet i Kurdistanit të Irakut, plotësisht u ashpërsua pas ofensivës të forcave qeveritare irakiane në fillim të javës në të cilën e ndërmori Kirkukun dhe rajone të tjera kontestuese në pjesën veriore të Irakut.