Kundër të dyshuarve në rastin “Agrokor”, policia parashtroi padi penale për keqpërdorim të besimit në punën ekonomike, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe shkelje të obligimit për udhëheqje të librave tregtarë dhe afaristë.

“Të gjithë personat e arrestuar janë dërguar në paraburgim dhe pasdite është ngritur padi penale deri te zyra e Prokurorisë kompetente Shtetërore”, kumtoi policia.

Ndryshe, në vijim është marrja në pyetje e 12-të të dyshuarve, të cilët janë arrestuar dje.