Bashkimi Demokratik për Integrim do të kthehet fuqishëm në skenën politike, përmes një fitore bindëse që do ta shënojë këtë të diele, me 15 Tetor. Lista e kandidatëve të BDI-së për qytetin e Kumanovës përbëhet nga njerëz të dëshmuar në të gjitha fushat.

Pas ish-luftëtarit të UÇK-së, Fatmir Idrizi, radhitet njeriu i cili gjithë jetën e tij ia ka kushtuar mirëqenies së shqiptarëve të Kumanovës dhe më gjerë, z.Feriz Dervishi. E gjithë veprimtaria e tij e gjatë politike, ka shërbyer për të mirën e qytetarëve të Kumanovës dhe më gjerë, duke i ndihmuar në të gjitha format e mundshme.

Feriz Dervishi, në të gjithë këto vitet e pluralizmit demokratik, e ndër Kumanovarët njihej si veprimtar i devotshëm, humanist, kontribues i paqes dhe stabilitetit të qytetit në kohët më të vështira, dhe si njeri i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga mbështetja e kauzës sonë kombëtare. Prandaj, edhe kësaj radhe, Feriz Dervishi meriton mbështetjen edhe më të madhe të Kumanovarëve, duke rrumbullakuar procese të rëndësishme nga infrastruktura e qytetit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, kultura, etj.

Feriz Dervishit i është ndarë çmimi “Misionar i Paqes” nga SHBA-të, sikurse edhe shumë mirënjohje dhe çmime të rëndësishme në vend dhe jashtë. Mbështetja ndaj listës së BDI-së me nr.3, prirë nga Fatmir Idrizi dhe Feriz Dervishi, garanton që BDI-ja kësaj radhe të fitojë më tepër se pesë këshilltarë komunal. Prandaj, pa hezitim të dilet e të votohet lirshëm, për të përkrahur njerëzit që meritojnë të përkrahen.