Nëse 37 të akuzuarit e Kumanovës shpallen fajtor për veprën për të cilën akuzohen dhe nëse gjykata vendos që harxhimet gjyqësore t’i paguajnë të kryerësit e veprës, atëherë të akuzuarit do të duhet që të paguajnë mbi 3 milionë euro. Në shumicën e rasteve të akuzuarit paguajnë shuma simbolike në rast se konstatohet se nuk e kanë gjendjen mirë financiare .

Pas përfundimit të gjithë procedurës gjyqësore dhe pas sjelljes së vendimit nga ana e gjykatës, patjetër që do t’i obligoj të dënuarit që të paguajnë harxhimet e gjykatës. Por kjo nuk është thënë se të njëjtët, nëse sjellin dëshmi se kanë probleme financiare, atëherë mund të paguajnë vetëm në formë simbolike- deklaroi Asmir Alispahiç, avokat në rastin e Kumanovës.

Sipas avokatit Alispahiç dëmshpërblim kanë paralajmëruar edhe pjesëtarët e policisë të cilët janë të lënduar në luftimet e lagjes së trimave dhe familjarët e të ndjerëve.

Të dëmtuarit në këtë rast të cilët sipas prokurorisë janë të lënduarit dhe të vdekurit pjesëtarë të MPB-së dhe që kanë angazhuar avokat dhe që kanë marr pjesë në seancat publike, kanë paralajmëruar se do të kërkojnë dëmshpërblim. Atë do të mund ta kërkojnë me padi tjetre penale- shtoi Asmir Alispahiç.

Për një seancë gjyqësore vetëm Ministria e Punëve të Brendshme ka harxhuar 50 mijë euro, ndërsa për 60 seancat e zhvilluara janë harxhuar rreth 3 milion euro. Në luftimet në Kumanovë me 9 dhe 10 maj të vitit 2015 jetën e humbuni 8 prestarë të policisë ndërsa mbi 40 të tjetër morën lëndime trupore. Shumica prej tyre kanë paralajmëruar se do të kërkojnë edhe dëmshpërblime./alsat-m