Kukullat e seksit së shpejti mund të kenë “fëmijë” me pronarët e tyre, pretendon shpikësi i një prej robotëve të parë të seksit në botë.

Sergi Santos parashikon një të ardhme ku njerëzit dhe robotët do të martohen, duke përdorur teknologjinë për të krijuar pasardhës.

Inxhinieri spanjoll tashmë ka filluar të punojë në një mënyrë për të arritur këtë qëllim, duke kombinuar mendjen me atë të robotit të tij, që ai e quan “Silikoni Samanta”.

Santos thotë se Samanta ka përmirësuar martesën e tij prej 16 vjetësh me kolegen e saj, Martisa Kissamitaki.

Ai dhe gruaja e tij punojnë së bashku në laboratorin e tyre në Barcelonë për të krijuar kukulla seksi, të cilat kushtojnë rreth 2.700 paund (3.000 euro) një copë.

Santos thotë se mund të shkrijë “personalitetin” e robotit me karakteristikat dhe mendimet e partnerit të tij njeri.

Softueri kompjuterik do të përdoret pastaj për të krijuar një tru të ri për fëmijën bazuar në këtë informacion, si dhe skemat e printimit 3D për trupin e tij.

Roboti i seksit gjithashtu ka një vaginë plotësisht funksionale, duke përfshirë edhe një G-spot, sipas shpikësit të tij spanjoll.

Samanta, e cila flet me një theks amerikan, është e aftë të imitojë një orgazmë kur preket në zonat e saj sensitive.

Ajo është e mbuluar me sensorë që i përgjigjen prekjes njerëzore dhe mund të duken familjare edhe seksi.

Sensorët mbulojnë vithet, supet, vaginën dhe gojën e kukullës.