E ardhmja ime? E përsëris gjithmonë, e ku më mirë se te Atletico Madrid?!  Kështu deklaroi trajneri argjentinas, Diego Simeone gjatë një prononcimi për shtypin spanjoll. Në këtë mënyrë El Cholo, hedh poshtë hipotezat e një rikthimi të tij të mundshëm në Itali.

“Kritikat të bëjnë gjithnjë më të mirë. E dimë se cfarë na pret dhe që ky fillim sezoni mund të konsiderohet si ngadalatë për ne, por njerëzit harrojnë faktin se nga 7 takimet në kampionat kemi luajtur vetëm dy në shtëpi.”

Në fakt Atletico renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit pas 7 ndeshjeve të para, ku kanë marrë katër fitore e tre barazime. Gjithsesi, grupit të Los Colchoneros nga janari do t’i shtohet edhe Diego Costa për të cilin Simeone shprehet:

“Vitin e shkuar pas një bisede me Gameiron i komunikova se Diego Costa ishte zjedhja e parë për mua.  Nga lojtarët që kam pasur Diego është ai që më ka impresionuar më shumë, dhe nëse nuk do të kishte qënë edhe dëshira e tij pë të ardhur tek ne, nuk do t’ia kishim dalë dot të arrinim transferimin. Nuk është e vështirë te jesh numri 9 i kësaj skuadre. Të gjithë ata që kanë mbajtur veshur fanellën me këtë numër në shpinë kanë shënuar, kujtoj Falcaon, Costan, apo Mandzukic … “.

Simeone gjithashtu ka një konsideratë shumë të lartë për  Messin, Barcelonën dhe  Realin e Madridit, skuadra me të cilat ka rivalizuar fort përgjatë këtyre viteve të fundit.

“Me Mesin në strukturë Barcelona do të jetë gjithmonë një skuadër e vecantë, e rrezikshme dhe do të ketë gjithmonë një as më shumë se të tjerët në dorë. Ndërsa Reali i Madridit është skuadra më e mirë në Botë, ka një formacion të shkëlqyer.

Lidhur me një afrim të mundshëm të tij në stolin e Kombëtares së Argjentinës, Simeone shtoi:

“Nuk jam ende në fazën që të mbyllem në shtëpi e të përgatis për katër muaj me radhë një ndeshje. Kam nevojë të jem përditë i angazhuar dhe mendoj se duhet ende të përmirësohem. Në fund të fundit, jam vetëm 47 vjeç!