Kthim të shpejtë, të plotë dhe pa kusht të TVSH-së, ulje të gjobave dhe heqjen e dënimeve të dyfishta edhe për personat juridikë dhe për atë përgjegjës, si dhe rregullim ligjor të punës praktike, angazhimit të të papunëve dhe punës provë, kërkojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Këto janë vetëm një pjesë e problemeve të tyre të identifikuara me anketën që e kanë zbatuar odat ekonomike dhe UASID-projekti për rregulllativë më të mirë të biznesit në fillim të vitit.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë, kompanitë kanë problem të madh edhe me raportin e nëpunësve doganor për shkak të së cilës kërkojnë sjelljen e një kodi etik për punën e tyre.

“Kompanitë nuk kanë problem aq të madh me ligjet, sa me interpretimin e tyre të ndryshëm nga ana e punonjësve doganor. Ankohen dhe se nëpunësit doganor shpesh veprojnë në mënyrë subjektive dhe joprofesionale”, theksoi Pavlina Dimovska nga USAID-projekti.

Anketa është zbatuar nga dhjetori 2016 deri në janar të vitit 2017 në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të industrisë së tekstilit, ndërtimtarisë, bujqësisë dhe TIK sektorit. Janë zbuluar gjithsej 60 probleme, prej të cilave 27 tashmë janë të përpunuar, ndërsa për disa ka edhe nismë në drejtim të tejkalimit përmes ndryshimeve të ligjeve.