Votimi në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale në të gjitha 35 komunat po vijon pa pengesa dhe nuk janë vërejtur kurrfarë problemesh gjatë votimit, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska në konferencë për shtyp kumtoi se jehona deri në orën 13 prej 99,8 përqindve të përpunuara në nivel të Republikës së Maqedonisë është 24,38 për qind.

Ajo theksoi se në KSHZ deri më tani nuk janë parashtruar ankesa prej votuesve për shkelje në të drejtën e votimit. Ndryshe qytetarët kanë afat prej 24 orësh të parashtrojnë ankesë nëse është shkelur e drejta e tyre e votimit.

Përkujtoi për linjën e telefonit falas për denoncimin e parregullsive.