Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në vigjilje të mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale me vendim u akordoi gjithsej 538.000 denarë në 10 komisione zgjedhore komunale, të cilat kishin llogari të bllokuara.

Me vendimin e publikuar në ueb faqen e KSHZ-së, këto mjete akordohen për shpenzime vijuese për zbatim të zgjedhjeve. Paratë sigurohen nga llogaria e rregullt e KSHZ-së për aktivitete zgjedhore.

Mjetet janë akorduar për komisione zgjedhore komunale në Strugë, Tetovë, Bërvenicë, Gradsko, Zërnovcë, Bogovinë, Karbincë, Dollnen, Nagoriçan i Vjetër dhe Çashkë.