Sipas rezultateve fillestare që i ka publikuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ueb faqen e tij, kandidatët për kryetar të komunave të LSDM-së udhëheqin në 41 komuna, të  VMRO-DPMNE-së në 14, të BDI-së në shtatë.

Nga 29,97 për qind të votave të përpunuara, ose 1.043 nga gjithsej 3,480 vendvotime, LSDM-ja udhëheq në Manastir me Natasha Petrovskën, e cila ka fituar 60.37 për qind në krahasim me Zoran Ilioskin nga VMRO-DPMNE me 35.08 për qind, në Bogdanci prin Bllazhe Shapov nga LSDM-ja për 65,83 për qind në krahasim me Nikolla Roglev – 32,66 ndërsa në Gjevgjeli, Sasho Pockov nga LSDM-ja me 56,67 për qind është para Ivan Frangov nga VMRO-DPMNE me 39,76 për qind. Edhe në Kumanovë prin Maksim Dimitrievski nga LSDM me 56,72 krahasuar me Zoran Georgievskin nga VMRO-DPMNE me 34,54 ndërsa në Berovë kandidati i LSDM-së Zvonko Pekevski prin me 65.55 në krahasim me VMRO-DPMNE, Nikolla Atanasov, i cili ka 31.10 për qind.

Në Veles tan për tani  në një udhëheqje të vogël është kandidati i LSDM-së, Ace  Kocevski me 51,36 në krahasim me Sllavço Çadiev nga VMRO-DPMNE me 43,52 dhe baraz është në Gjorçe Petrov midis Aleksander Naumovskit nga LSDM-ja dhe Vllado Misajlovski nga VMRO-DPMNE.

Në Gazi Baba në kryesim të lehtë është Toni Trajkovski nga VMRO-DPMNE me 49,03 në krahasim me Boris Georgievskin nga LSDM – 44, 75, ndërsa në Shtip udhëheq Ilço Zahariev nga VMRO-DPMNE me 56,55 për qind në krahasim me Bllagoj Boçvarski nga LSDM – 39.

Në Tetovë, Teuta Arifi udhëheq me 29,54 në krahasim me Bilall Kasamin nga BESA 23,54.

Në Bogovinë udhëheq Berzah Bejtullahu BDI me 39,93 para Minur Asanit nga BESA me 29,99, në Bosilovë kandidati i LSDM-së Zoran Zimbakov është në kryesim të lehtë me 48,89 para Lupço Kolev nga VMRO-DPMNE me 47,59. Në Bërvenicë, një grup zgjedhësish udhëheqin me 38,03 para Mirko Stefanovskit nga LSDM-ja me 24,03, në Vallandovl udhëheq Pero Kostadinov nga LSDM-ja me 54, 36 para Nikollçe Çurlinovski nga VMRO-DPMNE me 35.50.

Në Vasilevë udhëheq Marjan Janev nga LSDM me 51,85 para Vanço Stojanovit -45,76, në Vinicë udhëheq Martin Pavllov nga VMRO-DPMNE me 52,07 para Ivica Dimitrov nga LSDM 42,75, në Vrapçishtë, Gajur Rushiti nga BDI me 38,76 është përpara Isen Shabanit nga Aleanca për Shqiptarët me 34.23.

Kandidati i LSDM-së për Gradskon Robert Peshovski me 51,26 të udhëheq para Zhaneta Çausevskit nga VMRO-DPMNE me 32,83, në Debarcë kryeson Zoran Nogaçeski nga LSDM-ja me 69,43 para Igor Trajkovskit me 27.39 për qind të votave dhe në Dellçevë, Goran Trajkovski nga LSDM-ja me 57,80 është para kandidatit Ivan Sokollov ga VMRO-DPMNE me 37. LSDM me kandidatin për Demir Hisar, Mirçe Pavllov kryeson me 57.86 para Lupço Bllazhevski t- 38,26 në Dojran prin Ango Angov nga LSDM me 60,20 para Borçe Stamov – 33, 81.

Në Dollnen udhëheq Peco Vajgaleski nga VMRO-DPMNE me 58,29 para Bilal Karishiq nga LSDM me 31,31 në Zhelinë – Blerim Sejidi nga BESA – 47.69 para Fatmir Izairit nga BDI – 41,12 në Zelenikovë – Gievski nga LSDM me 66,85 është para Aleksandar Manevskit nga VMRO DPMNE me 26,85 në Jegunovcë udhëheq Darko Bllazhevski nga LSDM me 58,26 para Toni Kocevskit – 33, 91 në Kavadar – Mitko Jançev nga VMRO-DPMNE udhëheq me 51, 87 para Betijanev Kitev nga LSDM me 45.07 në Karbinci udhëheq Jordan Nasev nga LSDM-ja me 59,42 para Zoran Minov nga VMRO-DPMNE – 30,43.

Në Kërçovë – Vllatko Sajkovski ga VMRO-DPMNE kryeson me 48,72 para Fatmir Dehari i BDI-së – 44, 09, në Kratovë – Ljupco Bojaxhiev nga LSDM ka 55,06 dhe Mite Andonovski – 39.24 në Kriva Pallankë – Borjanço Micevski nga LSDSM me 57, 23 udhëheq para Arsenço Aleskovski – 39.73.

Për komunat e tjera tani për tani nuk ka të dhëna të publikuara.