Sipas rezultateve fillestare të publikuara në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të përpunuara pothuajse 1.247 nga 1.517 vendvotime ku u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 19 komuna, BDI në shtatë,  Aleanca për Shqiptarët në tre, VMRO-DPMNE në tre, ndërsa PDSH në një komunë.

LSDM-ja udhëheq Butel, Gazi Babë, Gradsko, Demir Kapi, Doollnen, Jegunovcë, Karbinc, Kisella Vodë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Probishtip, Resoman, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë-Oblishevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

BDI udhëheq në Dibër, Zhelinë, Likovë, Saraj, Strugë, Tearcë dhe Çair, Aleanca për Shqiptarët udhëheq në Bogovinë, Vrapçisht dhe Gostivar, VMRO-DPMNE udhëheq në Vinicë, Zërnovci dhe Kavadar, ndërsa PDSH udhëheq në Studeniçan.