Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar 46 ankesa nga partitë politike mbi procesin zgjedhor të 15 tetorit. Nga gjithsej 46, 43 janë parashtruar nga ana e VMRO-DPMNE-së, 1 ankesë është paraqitur nga ana e partisë Aleanca për Shqiptarët dhe 1 nga “e Majta”. KSHZ ka afat prej 48 orësh për t’i shqyrtuar ankimimet dhe të njejtave të ju përgjigjet, ndërkaq partitë politike kanë afat prej 24 orësh pas marrjes së përgjigjes nga ana e KSHZ-së dhe të dërgojnë ankesa në Gjyatën Administrative. Kjo e fundit ka 48 orë afat për t’i shqyrtuar dhe t’ju përgjigjet ankesave që eventualisht do të dërgohen deri te ajo.