Duke e pasur parasysh se komisionet komunale zgjedhore i shpallin rezultatet e para nga zgjedhjet në afat prej shtatë ore pas përfundimit të zgjedhjeve në bazë të të dhënave nga këshillat zgjedhore, afati për parashtrimin e ankesave për procedurën për grumbullimin dhe konfirmimin e rezultateve skadon sonte në orën 02:00 pas mesnate, kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Parashtruesit e listave të kandidatëve kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa deri te KSHZ-ja për procedurën për votim, grumbullim dhe konfirmim të rezultateve në afat prej 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve të para.

Ankesat për procedurën për votim mund të parashtrohen më së voni deri sot deri në orën 19:00/

Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri në orën 15:30 nga një ankesë për procedurën e votimit, grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve për rrethin e parë nga zgjedhjet lokale kanë parashtruar Aleanca për Shqiptarët dhe TMRO-ja.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, Aleanca për Shqiptarët në ankesë kërkon anulim të votimit në një vendvotim në Gostivar. TMRO, megjithatë, në ankesë kërkon anulim të votimit në të gjitha vendvotimet në Qytetin e Shkupit duke shprehur dyshim në punën e administratës zgjedhore.

Deri te KSHZ-ja paraprakisht janë parashtruar 48 ankesa nga qytetarët për mbrojtje të së drejtës së votimit.