Mundësim i serviseve më të mira sociale dhe kujdesit mjekësor në kushte shtëpiake për personat në moshë të tretë, të cilët janë të rrezikuar nga aspekti shëndetësor dhe social, kanë për qëllim që projektet që i zbaton Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, të promovuara sot në kuadër të shënimit të Ditës botërore të personave të moshuar 1 Tetori.

“Në territorin e Qytetit të Shkupit funksionojnë katër qendra ditore për persona të moshuar, të cilët së bashku me vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq realizojnë projekte me qëllim që të sigurohen servise më të mira sociale për njerëzit e moshës së tretë, të cilët  kanë nevojë për një kujdes të këtillë u nevojiten shërbime të këtilla. Gjithashtu kemi nevojë për ekipe mjekësore, të cilat në bazë ditore vizitojnë 180 persona të moshuar në shtëpitë e tyre në Shkup. Qëllimi ynë është që numri të jetë më i madh me qëllim që të hyjmë në të gjitha shtëpitë, në të cilat personat e moshës së tretë kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe social”, tha sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska.

Informoi edhe se Kryqi i Kuq në territorin e Shkupit realizon projekt të ri për trajnim të 40 grave, të cilat për një kohë të gjatë janë të papuna, të përfundojnë trajnim për infermiere.

Mbështetje financiare nga 10 mijë euro për realizimin e këtij projekti, në suaza të së cilës vizitohen 180 persona të moshuar në shtëpitë e tyre në Shkup dhe për funksionimin e qendrave ditore në qytet kanë dhënë edhe Shparkase banka Maqedoni dhe Ambasada e Sllovakisë në Maqedoni.

Një pjesë e të punësuarve në bankë edhe personalisht janë kyçur në bazë vullnetare që të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti.

Për përmirësimin e llojit të këtillë të shërbimeve për personat e moshës së tretëm, Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit do t’i shfrytëzojë edhe përvojat e Kryqit të Kuq të Nirnbergut, përfaqësuesit e të cilit të angazhuar për këtë sferë momentalisht ndodhen në Maqedoni.