Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq informoi se qindra persona janë vrarë javëve të fundit në luftimet në Siri, të cilat i vlerësoi si më të ashpra që nga fillimi i vitit.

Sipas Kryqit të Kuq, luftime me një forcë të tillë nuk janë vërejtur nga rrethimi i qytetit të Alepos dhe se madje edhe shkolla dhe spitale kanë qëllim i sulmeve.

“Gjatë dy javëve të fundit jemi dëshmitarë të operacioneve të shpeshtuara ushtarake, ndërsa veçanërisht na shqetëson shkalla e lartë e viktimave civilë. Kolegët e mi transmetojnë informacione shqetësuese, si për shembull për familjet prej 13 anëtarëve të cilët kanë ikur nga Deir az Zor, për arratisjen e dhjetë prej tyre të vriten nga sulmet ajrore dhe bombat e vendosura”, deklaroi drejtoresha e Kryqit të Kuq për Sirinë, Maria Gaser.

Luftimet zhvillohen në pjesët veriore dhe lindore të Sirisë, pas linjës së tërë të frontit, nga Indlibi deri në Raka, përfshirë edhe rajone për të cilat ishte arritur pajtueshmëri që të jenë pjesë e planit për deeskalim dhe ulje ulje të dhunës, informoi Gaser.