Në vazhdën e fushatës parazgjedhore kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata dhe bartësi i listës për këshilltarë nga rradhët e BDI-së, z.Fuat Spahiu sot vizituan zonën industriale të qytetit të Dibrës.

Aty kryetari Lata dhe bartësi Spahiu vizituan disa iniciativa biznesi nga sipërmarrës vendas, ndërsa takimi u përqëndrua në fabrikën për prodhimin e karrocave për fëmijë “Evita”, e cila ka filluar me punë muajt e fundit.
Fabrika “Evita ” punën e saj e ka filluar me 27 të punësuar dhe me kalimin e kohës, në bazë të nevojave, numri i të punësuarve do të ritet , ndërsa plasmanin e prodhimin të saj- Karroca për fëmijë- e ka të siguruar për tregun e shteteve të Bashkimit Europian- Itali, Poloni.
Udhëheqësit e fabrikës e falenderuan kryetarin Lata për mbështetjenqë u ka dhënë, përmes lehtësimit të procedurave administrative shtetërore, ndërsqa kryetari Lata , duke u urruar për iniciativën, u garantoi përfaqësuesve të fabrikës se do ta kenë mbështetjen e tij edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet.