Në një bisedë shumë miqësore, duke biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet mjekësia dhe Dibra në përgjithësi, kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar komune, z.Ruzhdi Lata sot takoi kuadrin mjekësor në qytetin e Dibrës.

Gjatë bisedës , të gjithë mjekët e pranishëm e falenderuan kryetarin Lata për punët e bëra gjer tani në shërbim te mirëqenies qytetare dhe, si kategori intelektuale, ata shprehën mirënjohje për investimet në arsim, veçanërisht për ndërtimin e gjimnazit super modern që ai e ndërtoi dhe që është një kusht i rëndësishëm për arsim cilesor të nxënësve. Gjitjashtu mjekët prezent falenderuan kryetarin Lata për ndihmën që ai ështe munduar t’i jep mjekësisë dhe për iniciativat e tij për ngritjen e nivelit të spitaleve të Dibrës.

Ndërsa z.Lata me shume respekt i falenderoi te gjithë mjekët e Dibrës për përkushtimin që ata kanë treguar në kryerjen e shërbimeve porfesionale, te cilat shërbime kanë mbajtur gjallë Spitalin e Dibrës dhe garantoi ato se edhe katër vitet e ardhëshme, në bashkëpunim me organet e qeverisjes qëndrore, të angazhdohen edhe më tej në mbështetjen përkushtuese që spitalit të Dibrës t’i kthehet imazhi të cilin e ka pasur.