Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) me një sërë aktivitetesh programore i filloi solemnitetet kushtuar jubileut të madh – 50 vite të formimit të vet.

Në tubimin e paradites në ASHAM, para kryetarëve të akademive të shkencave dhe arteve nga shtetet nga rajoni, përkatësisht Kosova, Shqipëria, Serbia, Kroacia BeH, Turqia, Bullgaria, Sllovakia, Çekia, Austria dhe Hungaria, foli kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, i cili përkujtoi për ditët kur në vitin 1967 u soll vendimi për formimin e ASHAM-it, zhvillimin e ASHAM-it në këtë periudhë, sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe planet për periudhën e ardhshme.

Në fjalën e vet përshëndetëse, Fiti nënvizoi se për zhvillimin e akademive në rajon, posaçërisht është me rëndësi bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i akademive në planin e aktivitetit të përbashkët projektues, përpunimin e strategjive me rëndësi për rajonin dhe veprimtarinë botuese të akademive.

Fjalime të veta patën edhe të pranishmit e akademive nga jashtë të cilët qartë dhe pa hamendje e konfirmuan rolin e ASHAM-it në rajon dhe kontributin e përbashkët në zhvillimin e shkencave dhe arteve.

Me vendim të Kryesisë së ASHAM-it u ndanë tre mirënjohje të posaçme, Medalja me figurën e themeluesit dhe kryetarit të parë të ASHAM-it, Bllazhe Koneskit, për Radomir Ivanoviq nga Mali i Zi, Benxhamin Langer nga Gjermania dhe Viktor Fridman nga SHBA. U ndanë pllaketa dhe falënderime për institucione të theksuara, organizata dhe kompani me të cilat bashkëpunon ASHAM-i, universiteteve nga Republika e Maqedonisë, Shoqatës shkencore të Maqedonisë – Manastir, Komunës së Ohrit dhe institucioneve dhe organizatave të tjera.

Награда Марјан

Në ngjarje morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe ministri i Kulturës, Renata Deskoska dhe Robert Allazhozovski, si dhe njerëzit e parë të bashkësive fetare në Maqedoni.

Solemnitetet me rastin e jubileut gjysmëshekullor të ASHAM-it vazhdojnë sonte me akademi solemne e cila do të mbahet në Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe ku është paralajmëruar që fjalime të rastit të kenë kryetari i ASHAM-it, Taki Fiti dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.