Ky është momenti rrëqethës kur një burrë gjatë transmetimit live në Facebook, kryen vetëvrasje duke qëlluar veten me revole në kokë.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi, vetëm pse e bija e viktimës ishte martuar pa lejen e tij, transmeton Telegrafi.

Ayhan Uzun 54-vjeç filmoi veten duke kryer vetëvrasje dhe ngjarja u transmetua live në Facebook, derisa të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon i kanë shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Videoja e publikuar më poshtë është edituar nga Mirror për shkak të përmbajtjeve të rënda, ku Uzun derisa po fliste para kamerës i jep lamtumirën e fundit familjarëve, dhe pa u menduar dy herë ia ngre këmbëzën revoles.

Para se të ndërmerrte këtë veprim të tmerrshëm, 54-vjeçari ka pranuar se po e bën këtë pasi vajza e tij ishte martuar pa marrë leje prej tij.

“Po e filmoj këtë drejtpërdrejt, dhe këtë po e bëj me vetë dëshirë. Nuk dua që ata persona që më detyruan ta bëjë këtë, të marrin pjesë në varrimin tim”, dëgjohet duke thënë.

“Në ditën më të lumtur të jetës së bijës time, më telefonuan për të më uruar fejesën e vajzës. Askush nuk më ka pyetur për këtë. Nuk më kanë trajtuar si të zotin e shtëpisë”, ka shtuar ai.