Shkruan: Mehdi Memeti

I nderuar Kryeministër Zajev, me këtë strategji veprimi mendojmë se e keni shum gabim, reformatorë në formë, por jo edhe në përmbajtje.Koha dhe njerëzit janë ata që do ta tregojnë të vërtetën edhe ate shum shpejtë do të bindeni me të vërtetën,gjegjësisht me të pavërtetën .

Siç deklaruat edhe vetë, se jeni me koalicionin BDI-PDSH dhe delni haptas kundër koalicionit shqiptarë-shqiptarë, po e dëshmoni qartë se ju  nuk po delni reformatorë i mirfillt. Shqiptarët ju kanë respektuar fillimisht dhe jo rastësisht morrët numër të madh  votash si në zgjedhjet  parlamentare poashtu edhe në këto  lokale , me programën e tuaj reformuese gjoja,  por,… Rrugës që ja keni filluar z. Zaev e keni shum gabim,nuk do t`ju dalin matematikat,jemi më se të bindur dhe vërtetë lindë metoda e dyshimit në programën tuaj  reformuese- qeveritare.

Puno me besnikëri,ndaj shqiptarëve të cilët të sollën në vendin e kryeministrit me dorëzimin e mandateve, mos u mbështetni “në shkathtësitë dhe  thjeshtësitë tuaja” duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtë shqiptarët!

Keni filluar një fushatë çoroditëse dhe keni marrë guxim t`u diktoni shqiptarëve domaqinin e shpisë së vet. Ju lumtë ! Tek popullata maqedonase duket qartë se po e lufton krimin dhe korupsionin respektivisht të keqen, ndërsa  te popullata shqiptare përkundrazi, e mbroni krimin dhe korupsionin… apo s`është e vërtetë!

Çka don të thotë  kjo z.Zajev?

Në dëm të kujt shkon kjo z. Zajev ?

Do të tentoni edhe më tutje ta llogaritni veten kryemnistër?

Apo…!

E haruat shum shpejt, Bit Pazarin, Ladorishtin, Universitetin e Tetovës, Gostivarin etj. nga pushteti i atëhershëm nën drejtimin e partisë të cilën sot ju e drejtoni si kryeministër.

Pavarsisht deklaratave të ndryshme të disa politikanëve, se politika na qenka “INTERES”,por jo me çdo kusht, mendojmë dhe vlerësojmë edhe më tutje se politika është shkencë pasi që  ajo studjohet…

Andaj po e përmbylli me thënjen e Makiavelit I cili thot:

“Nuk mund të mbash gjarpërinjtë në kopshtin tënd, me shpresën, se do të kafshojnë vetëm fqinjët”.