Një nga qëllimet kyçe të programit qeveritar është që t’i ulim shpenzimet e qytetarëve dhe t’i kthejmë të hollat tek ata. Nevojitet, që të mundësojmë dalje nga ky rreth i magjepsur dhe ta përforcojmë kapacitetin financiar tek qytetarët, porositi kryeministri, Zoran Zaev në takimin e sotëm në Qeveri me përfaqësues të Shoqatës për mbrojtje të së drejtave të qytetarëve” No pasaran” dhe Konfederatës së sindikatave të Maqedonisë (KSOM).

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, në takimin me kryeministrin, Anga Gligorova dhe Marjan Nenov nga “No pasaran” dhe Marjan Risteski dhe Kristina Anteska nga KSOM, si dhe përfaqësuesi i tyre juridik avokati Donçe Stamenkov, i prezantuan kërkesat e dhe sugjerimet e tyre për ndryshim të Ligjit për përmbarim dhe Ligjit për noteriat, me qëllim që të zvogëlohen problemet me të cilët ballafaqohen qytetarët gjatë pagesës së borxheve.

“Ne angazhohemi për moratorium të caktuar i cili i dedikohet periudhës së ekzekutimit të vendimeve të lidhura me shërbimet komunale përmes të cilit shteti do të kontrollojë të kreditorëve se si caktohen interesat e përgjithshëm për borxhet, si dhe shuma për të cilën realizohet bllokimi i llogarisë të debitorëve”, transmetoi Gligorova, duke shtuar se nevojitet të bëhet revizion i punës së përmbaruesve dhe noterëve.

Kolegu i saj, Nenov potencoi se kjo problematikë, me pagesën e shumave enorme për borxh, i cili pa interesin është disa herë më i ulët, jo tani për tani vetëm një grup i rrezikuar social, por të gjithë qytetarët e shtetit.

Përfaqësuesit e KSOM theksuan se deri tek ata vazhdimisht mbërrijnë ankesa nga qytetarë, për parregullsi gjatë pagesës së borxheve nga ana e përmbaruesve dhe gjykatave.

Avokati Stamenov vlerësoi se disa ndryshime ligjore do të sjellin deri në liberalizim të tregut të përmbaruesve dhe noterëve.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në takim ka theksuar se nevojitet të hapet debat publik me aktivistë qytetar, që të konfirmohen të gjithë hollësitë dhe nevojat nga aksionet e ardhshme për zgjidhje të çështje të prezantuar të madhe.

“Nevojitet, të inkuadrohen institucionet, para së gjithash pushteti ligjdhënës – Kuvendi i RM-së, të gjendet zgjidhje për të gjithë”, ka theksuar kryeministri Zaev.