Parlamenti katalanas do të shpërndahet dhe zgjedhje të reja rajonale do të mbahen më 21 dhjetor, publikoi sot kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj.

“Gjithë qeveria katalanase gjithashtu do të duhet të shpërndahet”, shtoi Rahoj,duke paralajmëruar masa kundër liderëve secesionistë.

Parlamenti katalanas sot votoi për rezolutë për pavarësi.

Menjëherë pastaj, Senati spanjoll në Madrid e autorizoi rajonin që të ndërmerr masa lidhur me shpalljen e pavarësisë së Katalonjës.