Toni Kroos tha që ai e kishte marrë vendimin e duhur kur vendosi ta lë gjigantin gjerman, Bayern Munchen, për atë spanjoll, Real Madrid, më 2014.

Kroos ishte larguar nga klubi bavarez tre vjet më parë, dhe që nga ajo kohë ka pasur sukses të madh me mbretërit.

“Ndryshimi im i skuadrës ishte korrekt, në fakt  nga pikëpamja ime nuk kam dyshim për këtë”, tha Kroos në një intervistë për Federatën Gjermane të Futbollit.

Qartazi, nëse shkoni diku jashtë te një top klub, kjo nënkupton se po bëni një hap më të madh në zhvillimin tuaj”.

“Carlo Ancelotti më deshi në Madrid, dhe vuri bast në mua”, shtoi ai.