“Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit ka qenë i kapur nga qeveria paraprake, ndërsa anëtarët e tij janë zgjedhur në bazë të bindjeve politike e jo në bazë të aftësive profesionale.” Ky është vlerësimi i ish anëtares së anti-korrupsionit Vanja Mihajllova, e cila kërkon ndryshime kadrovike dhe ligjore në këtë sferë. Ajo nuk e kursen as qeverinë aktuale duke e kritikuar për mosmarrje të masave konkrete kundër korrupsionit.

Edhe pse qeveria e re luftën kundër korrupsionit e ka prioritet kryesorë, ashtu siç bëri me shkarkimin e Prokurorit Publik i cili ishte pengesë për funksionimin e drejtësisë, por për parandalimin e korrupsionit nuk janë ndërmarrë dhe as nuk janë paraparë masa konkrete. Në prioritet e Planit 3,6,9 nuk është paraparë ndryshim i kuadrove nëpër institucionet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit- tha Vanja Mihajllova, ish anëtare e KSHPK-së.

Drejtori i Komisionit Shtetërorë për Parandalimin e Korupsionit mohon të kenë pasur lidhje me pushtetin e kaluar. Ai thotë se kompetencat dhe financat e dobëta ia pamundësojnë anti-korrupsionit të bëj punën e tij.

Pavarësia e një institucioni nuk matet vetëm te ajo se si janë zgjedhur anëtarët, por pavarësia shihet në pjesën se si do i lejohet atij institucionit të funksionojë dhe sa Qeveria e Parlamenti do ta mbështesin atë institucion- deklaroi Igor Tanturovski, kryetar i KSHPK-së.

Qeveria mohoi te këtë marrë ndonjë kërkesë për ndihmë ose bashkëpunim nga ky institucion. Ndërsa se në anti-korrupsion nevojiten reforma, e thotë edhe Sllagjana Taseva nga “Transparency International”.

Për fat të keq, dhjet vitet e fundit kemi regres në punën e Komisionit të Anti-Korrupsionit. Së pari duhet të sigurohet mekanizëm që do mundësoj që në Komision të punojnë njerëz me integritet të cilët nuk do të jenë të përfshirë askund, përfshirë edhe politikën- tha Sllagjana Taseva, Transparency International

Në tre muajt e fundit Komisioni Shtetërorë për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka ngritur asnjë iniciativë për shkarkimin e ndonjë funksionari apo për fillimin e ndonjë procedure për ndjekjepenale të funksionarëve. Këto ishin konkluzionet në konferencën e organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Tranparenca në Maqedoni, për atë se si funksionon modeli i tanishëm i anti-korrupsionit dhe se çfarë ndryshimesh duhet të ndërmerren./alsat-m/