Kjo pajisje policie do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar dhe kapur kriminelët.

Kompania Coban Technologies nga Teksas SHBA, ka paraqitur kamerën e veturës e cila me anë të inteligjencës artificiale është në gjendje të identifikojë fytyrat dhe veturat e kriminelëve të kërkuar nga policia, transmeton Express. Kjo teknologji është dizajnuar të punojë me gjashtë kamera njëkohësisht dhe do të jetë në gjendje të identifikojë personat që bartin armatim.

Ky sistem do të testohet fillimisht në Departamentin e Policisë së Los Angeles. Kjo teknologji përdorë procesorët e fundit nga NVIDIA. Kjo teknologji do të mund të përdoret edhe në kamerat e qyteteve të ndryshme të cilat pritet të arrijnë numrin një miliard brenda vitit 2020.