Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, ka thënë se Opozita po shantazhon publikisht qytetarët e Kosovës dhe po ashtu edhe grupin më të madh parlamentar.

Krasniqi iu referua deklarimeve të cilat i bënë Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti si dhe ai i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, të cilët në seancën e sotme, zgjodhën të hedhnin kritika ndaj Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e jo sipas tij të diskutonin rreth asaj se për çfarë dhe është propozuar kjo seancë e sotme, transmeton Klan Kosova.

”Sot e patë që asnjë fjalë nuk u tha në lidhje me seancën të cilën e kanë caktuar propozuesit”.

”Na shantazhuan publikisht, shantazhuan qytetarin e Kosovës, se kur është dashur për të mirën e Kosovës thanë votojnë marrëveshje por tashmë thanë se nuk e votojnë”.

”Mfalni zotni ju jeni opozitë, ju s’mund t’iu qitni kushte Qeverisë së Kosovës”.

”Ju folët edhe për seancën po folni edhe sikur të ishit gjykatës i Kushtetueses, kinse ka shkelje. Në momentin kur shkelet një seancë, e përcakton rregullorja më”.

”Ju e keni përcaktuar, u mbajt, skeni pas kuorum u anulu. Mos me pas mbajt ne cka ish bë?”

”Po doni me ba fjalim për kryeministrin deri ka bë ekspozim në seancë. Kuvendi është mirë të mos keqpërdoret për fushatë lokale. Programin e keni secili deputet, secili grup parlamentar”.

”Në emër të grupit parlamentar të PDK-së kërkoj që të merremi vesh të diskutojmë për programin e Qeverisë, por jo të mbahet fjalim për kryeministrin”.