Paraqitjet e shqiptarit në Serinë A kanë qenë gjithmonë të lavdërueshme dhe Elseid Hysaj është bërë prej dy vitesh i pazëvendësueshëm në skuadrën që është duke tentuar fronin e futbollit italian. Pas ndeshjes Napoli-Inter, gazetari i “Sky Sport”, Alesandro Alçato, ka bërë një krahasim mes mbrojtësit të Kombëtares shqiptare me atë të kombëtares italiane.

“Hysaj apo D’Ambrozio? Shqiptari është si një pale xhinse. I vesh në të gjitha rastet. Edhe nëse bëhet fjalë për të luajtur në ndeshjen Empoli-Salernitana, edhe nëse bëhet fjalë për Mançester Siti-Napoli, ka të njëjtin përqendrim dhe impenjim. Nga ana tjetër, internisti është si një palë tuta për punë. Në këtë rast, varet çfarë të pëlqen më tepër. Unë personalisht preferoj xhinset”, ka deklaruar gazetari i “Sky Sport”.