Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka vlerësuar zgjedhjet lokale të 22 tetorit si një ndër ditët më të mira për demokracinë e Kosovës, ndërsa tha se puna e tyre tashmë është orientuar në shpalljen sa më të shpejt të rezultateve përfundimtare.

Ajo gjatë një konference për media bëri të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është pranuar materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat dhe së shpejti do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave përmes postës dhe votave të personave me nevoja të veçanta.Ajo ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e  raundi të dytë të zgjedhjeve i cili do të mbahet me 19 nëntor.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën e kaluar, ndërsa raundi i dytë i balotazhit do të mbahet më 19 nëntor.