Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se kanë probleme teknike me procesimin e të dhënave prandaj edhe janë vonuar për të dhënë rezultatet preliminare siç pritej të ndodhte pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00.

“Jemi duke bërë përpjekje që të transmetojmë të dhënat, për këtë do të ju mbajmë të informuar. Nuk mund ta specifikoj kur procedohen të dhënat që po na vijnë nga vendvotimet”, tha Elezi.