Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se në bazës të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit nga të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 15:00 , kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues.

Ajo po ashtu ka theksuar se deri tani procesi i votimit është duke shkuar mirë dhe pa incidente.

“Në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës deri në orën 15:00 , kanë votuar gjithsej 532 mijë 288 votues apo 38.89 të votuesve . Krahasuar me zgjedhjet lokale të datës 3 nëntor të 2013-tës , deri përafërsisht në të njëjtën kohë kanë votuar 568 mijë e 709 votues apo 31.96 përqind. Gjithashtu mund të ju informoj se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar me rregull, duke i marrë parasysh disa çështje të vogla aty- këtu në terren “, tha Daka.

Daka  paralajmëroi se në orën 20:00 do të mbahet mbledhja e radhës e KQZ-së ku  do të njoftojnë për numrin e votuesve dhe për procesin zgjedhor në përgjithësi./KosovaPress/