Kourtney Kardashian ka bërë të ditur se ajo është shtatzënë, pasi që edhe motrat e saja thuhet se janë duke pritur të lindin foshnjat e tyre.

Nëna e tre fëmijëve, e cila vajzën Penelope dhe djemtë Mason dhe Reign me ish-të dashurin e saj Scott Disick, ka zbuluar se ajo është shtatzënë.

“Jam shtatzënë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, ka raportime se edhe motra e saj Kylie Jenner, është duke pritur fëmijë me të dashurin e saj Travis Scott.

Khloe Kardashian, po ashtu, thuhet se është shtatzënë.

Nuk janë vetëm Kylie dhe Khloe që pritet të sjellin në jetë fëmijët e gjeneratës së ardhshme të Kardashians, por edhe motra tjetër Kim Kardashian ka konfirmuar se pret një tjetër fëmijë përmes nënës surrogate.

“Do të kemi fëmijë”, ka thënë ajo.

Fëmija pritet të lind në janar të vitit të ardhshëm dhe ajo thuhet të jetë vajzë.