Koulibaly nuk po mendon për thashethemet që e lidhin me Barcelonën.

Agjenti i Kalidou Koulibaly ka bërë të ditur se klienti i tij është i fokusuar 100 për qind te Napoli, pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Barcelonën.

E përditshmja katalanase, Sport, raportoi gjatë ditës se Barça është e interesuar për qendërmbrojtësin e klubit italian, por përfaqësuesit e lojtarit thonë se ai nuk është duke menduar për një gjë të tillë.

“Gazeta lokale që raporton për transferime, dëshiron t’i rrit shitjet”, tha Bruno Satin për “Radio Crc”.

“Momentalisht Kalidou është 100 për qind i fokusuar në Ligë dhe ndeshjen e kthimit me Manchester City”.

“isha në stadium në ndeshjen e parë dhe pash Napolin duke luajtur në nivele të larta dhe ishin afër të barazonin kundër City”, shtoi agjenti i Koulibaly.