Hapja e procedurës së falimentimit për kombinatin “Feni” nuk do të thotë shuarja e tij, por ristrukturim, gjetja e  investuesit të vërtetë dhe vazhdimi i veprimtarisë së tij ekonomike.

Këtë e deklaroi Hari Kostov drejtori i parë i përgjithshëm i bankës  “Komercijale”  SHA Shkup, e cila është njëra ndër bankat e cila e kërkon procedurën e falimentimit.

“Pika e procedurës që e filluan dje  bankat dhe sot me shtrimin e kërkesës zyrtare nuk është “Feni” që të shuhet dhe të ndalojë të punojë, por përkundrazi nëpër procedurë ligjore, mundësi e vetme të riorganizohet, revitalizohet, ristrukturohet kombinati dhe të vazhdojë me punë veçanërisht në periudhë kur çmimi i ferronikelit është relativisht i volitshëm”, deklaroi Kostov.

Vlerësoi se Feni nuk mund të punojë në një gjendje të këtillë kur ka 40 milionë euro borxh dhe asnjë bankë nuk do t’i japë kredi.

Potencoi se ka investues të interesuar dhe se ky proces i hapjes së procedurës së falimentimit do të sjellë deri në atë cili investues financiarisht është më i fortë ta fitojë.

Mbështetje për ekzistimin e Fenit jep edhe komuniteti i biznesit. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski theksoi se përcaktimi i tyre është që kapacitetet industriale dhe eksportuesit të mbijetojnë në treg dhe të mbështeten në momente kur do të kenë probleme.

I porositi të gjithë faktorët dhe sektorin bankar dhe Qeverinë të gjejnë zgjidhje me të cilat do të nxiten aktivitetet pa dallim si do të jetë ajo.

Sipas Azeskit, Feni është subjekt i rëndësishëm ekonomik edhe në aktivitetin eksportues, por edhe si subjekt rajonal ekonomik jashtë Shkupit dhe do të jetë dëm i madh nëse dështon.

MIA përkujton se Gjykata Themelore Veles sot hapi procedurë paraprake për shqyrtimin e kushteve për hapjen e  procedurës së falimentimi për industrinë e Fenit nga Kavadari. Për drejtues kohor të falimentimit është emëruar  Miroslav Atanasievski nga Gostivari, ndërsa seanca e dytë është caktuar për më 13 nëntor në Gjykatën Themelore Veles.

Kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit për Fenin dje është parashtruar nga banka “Komercijale” SHA Shkup, banka “Stopanska”  SHBA Shkup dhe banka “Silk roud” SHA Shkup si kreditorë më të mëdhenj të “Feni Industrisë” Kavadar.