Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është arritur pajtim që të hartohet agjendë e përbashkët ekonomike me Kuvajtin për investime strategjike, transmeton Sovrani.info

Haradinaj këtë pajtim e ka arritur me ambasadorin jo-rezident të Kuvajtit për Republikën e Kosovës, Fayez Mishari Al-Jassim.

“Interesim të veçantë, ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim, kishte për zhvillimin ekonomik dhe më njoftoi, poashtu, rreth investimeve dhe projekteve të mundshme, që mund të bëhen në vendin tonë. U pajtuam, gjithashtu, që të hartojmë agjendë ekonomike për investime të tjera të suksesshme të përbashkëta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.