Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Turqisë, Mehmet Akarca.

Në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë në fushën e sigurisë, bën të ditur një komunikatë nga MPB.

Sefaj falënderoi kryeprokurorin Akarca për ndihmën e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Akarca konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet, njofton komunikata.