Një përfaqësues i lartë koreanoverior sot dërgoi paralajmërim të fuqishëm se duhet të merren parasysh kërcënimet “serioze” nga shteti i tij për provë të re bërthamore me bombë hidrogjenike mbi Paqësor.

“Ministri i Punëve të Jashtme është shumë mirë i orientuar në qëllimet e liderit tonë suprem, dhe mendoj se fjalët e tij duhet t’i kuptojmë plotësisht” deklaroi përfaqësuesi i lartë zyrtar koreanoverior Ri Xhong-pil në një intervistë për Si-En-En.

Ministri Ri tha në shtator se Pheniani mendon për kryerjen e “shpërthimit më të fuqishëm” të bombës hidrogjenike mbi Paqësor.