Koreja e Veriut është duke ndërtuar nëndetësen e saj më të madhe dhe mund të përdoret për të lëshuar raketa bërthamore më larg sesa ndonjëherë më parë. Sipas disa burimeve nga CIA, nëndetësja e re mendohet se po ndërtohet në një kantier detar në Sinpo.

Ky vend përdoret përdoret për të pajisur nëndetëset e tjera me raketa balistike. Imazhet satelitore kanë treguar për një aktivitet të vazhdueshëm lëvizjesh në zonë këtë muaj.

Pavarësisht se ekzistenca e saj nuk është zyrtarisht e konfirmuar mendohet se mund të udhëtojë shumë herë më shumë se sa nëndetësja Pukguksong-1 që shkonte deri në 745 milje.

Në këtë mënyrë kjo nëndetëse do të jetë një kërcënim i madh për vendet armike të Koresë së Veriut.