SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut tërheqin vërejtjen.

Programi ushtarak i Koresë së Veriut paraqet një kërcënim tejet të madh dhe të paparë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë dhe Korenë e Jugut, kanë tërhequr vërejtjen ministrat e Mbrojtjes të këtyre tri vendeve.

Tre ministrat, në komunikatën e përbashkët, dënuan ashpër veprimet provokuese të Penianit.

Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, ministri japonez i Mbrojtjes, Itsunori Onodera dhe ai i Koresë së Jugut, Song Jung Mu, i bënë thirrje Penianit që të ndal në tërësi programet e paligjshme bërthamore dhe raketore.

Tre ministrat gjithashtu u zotuan se do të zbatojnë sanksionet, të cilat kundër Koresë së Veriut i ka vendosur Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe se do të përshpejtojnë shkëmbimin e informatave.

Takimi i tre ministrave u zhvillua në Filipine, në kuadër të turneut të Mattisit në Azi dhe para vizitës në Kore të Jugut të presidentit amerikan, Donald Trump.