Disa zyrtarë Rusë që kanë vizituar së fundmi Korenë e Veriut kanë dhënë alarmin se vendi komunist do të lëshojë një raketë që mund të arrijë në brigjet amerikane. Ky shqetësim është konfirmuar edhe nga Uashingtoni që bën me dije se lëshimi mund të ndodhë me 10 tetor.

Koreja e Veriut është duke u përgatitur për të testuar një raketë me rreze të gjatë që mund të arrijë në bregdetin e SHBA, njofton agjencia ruse e lajmeve Ria, e cila citon se deklarata është bërë nga deputetit rus Anton Morozov. Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës ruse vizitoi Penianin së bashku me dy parlamentarë të tjerë rusë nga e hëna deri të premten, tha agjencia.

“Ata po përgatisin teste raketash të reja me rreze të gjatë dhe ato na kanë dhënë edhe llogaritjet matematikore që vërtetojnë, sipas mendimit të tyre, se raketat e tyre mund të arrijnë në bregun amerikan”, tha Ria.

“Nga ajo që kemi kuptuar, ata kanë për qëllim të lëshojnë një raketë të re me rreze të gjatë në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

Në Washington, një zyrtar i SHBA’së raportoi se ka të dhëna për një hedhje të mundshme rakete nga ana e  Koresë së Veriut rreth e martës, 10 tetor, duke qenë përvjetori i themelimit të Partisë së Punëtorëve e cila është në pushtet në Korenë e Veriut.

Një ditë më parë, e hënën e 9 tetori, është festë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, zyrtari amerikan tha se të dhëna të ngjashme kanë rezultuar të pa vërteta në të kaluarën. Por data 10 tetor shkruajnë mediat ndërkombëtare duhet të jetë nën  vëmendje.

Duke marrë pjesë në konferencën e kësaj jave në Uashington, Yong Suk-lee, i Qendrës së Misionit të Koresë së krijuar këtë vit nga CIA, tha se ai u tha ekipeve të tij të jenë të gatshme në këtë datë.