Strategjia për menaxhim me financat publike të Mekanizmit IPA 2 për organizata civile sot u prezantua para përfaqësuesve të shoqërisë civile me qëllim që të rritet shfrytëzimi i mjeteve.

Aleksandar Kolekeski, koordinator projektues i mekanizmit IPA 2 të organizatave qytetare deklaroi se po bën konsultime me qëllim që të përmirësohet dedikimi i shfrytëzimit të mjeteve evropiane.

“Është shumë me rëndësi të avancohet vetë procesi i menaxhimit të financave publike, diçka që me vite prapa është treguar nga Delegacioni i BE-së në raportet për shtetin”, tha Kolekeski në BE Infoqendrën.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit për Nisma Zhvillimore “Zenit”, Aleksandar Nikollov, potencoi se qëllimi i takimit të sotëm konsultues është të dëgjohen mendimet e sektorit qytetar për projekt-programin për reforma të menaxhimit me financat publike 2018-2021, përpunuar nga grupi punues i përbërë nga Ministria e Financave. Zbatimi i programit do të jetë me mbështetje nga BE-ja, prej rreth 20 milionë eurove.

Kryetari i Qendrës për analiza ekonomike, Marjan Nikollov (QAE) potencon se është koha e fundit që në Republikën e Maqedonisë elitat politike dhe administrata shtetërore ta ndryshojnë perceptimin nga ajo se sektori qytetar hyn me ata në arenë.

“Të kuptojnë se sektori qytetar me ta hyn në forum për debat në mënyrë që të mund të jemi më efikas, më ekonomik dhe më efektiv si komb”, tha Nikollov.