Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, sot morën pjesë në seancën konstitutive të Grupit këshilldhënës konsultativ interdikasterial për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Ky trup formohet pas vendimit të marrë të Qeverisë, me qëllim që t’i jepet rëndësi kësaj çështjeje të rëndësishme edhe në Maqedoni. Në të do të anëtarësohen përfaqësues nga ministritë, nga institucionet shtetërore, partnerët socialë të MPPS, nga organizatat civile, ekspertët.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të UNICEF-it. Të gjithë e përshëndetën përkushtimin e kryeministrit Zaev, të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në përgjithësi të Qeverisë për zgjidhjen e kësaj çështje edhe në vendin tonë, sikur në vendet demokratike në botë.

“Në vendin ndodhin ndryshime të mëdha politike, kemi hapur mundësi për Republikë demokratike të Maqedonisë, për komuna demokratike, për institucione demokratike dhe për zhvillim demokratik në të gjitha sferat e jetesës shoqërore. Sigurimi i mundësive të barabarta të grave dhe burrave, për çka angazhohemi si Qeveri, është edhe një dëshmi se e ndërrojmë shoqërinë. Po akoma më me rëndësi, se ne dukshëm ndërrohemi si njerëz, si qytetarë, si përfaqësues të politikës të qytetarëve, duke ndaluar prapa konceptit për mundësi të barabarta për të gjithë”, theksoi kryeministri Zaev.

Barazia gjinore, theksoi Zaev, është detyrim ligjor dhe pjesë e Programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, viti 2017-2020.

“Ky është detyrimi ynë nga Axhenda për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2013. Por, para se gjithash, kyçe është ndërgjegjja, se vetëm bashkarisht, gra, burra, të ndryshëm në çfarëdo qoftë baze, por të bashkuar në përcaktimin për barazi, mundemi të ndërtojmë, ndërtojmë dhe do të ndërtojmë shoqëri të qytetarëve të barabartë”, porositi kryeministri Zaev.

Ai i formoi se Qeveria do të propozojë ratifikim të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare nga viti 2011 (Konventa e Stambollit) dhe konform kësaj konvente, do të vendos rrjet të institucioneve të standardizuara, detyrimi i të cilave është mbrojtja nga dhuna familjare, do të vendos programe për ndihmë të zhvillimit të grave sipërmarrëse, sidomos në rajonet rurale, do të angazhohet për inkuadrim të perspektivës gjinore në marrëveshjen kolektive në të gjitha nivelet, do të propozojë Ligj të ri për barazim gjinor të bazuar në dhunë dhe ndryshime të Kodit ligjor.

“Barazia gjinore nuk është vetëm çështje e gruas, nuk është vetëm çështje e respektimit të të drejtës kushtetuese të barazisë, por seriozisht ndikon në zhvillimin e shoqërisë në të cilën jetojmë. Barazia e gruas do të thotë progres për të gjithë. Vendet me barazi më të madhe gjinore kanë rritje më të mirë ekonomike, ndërsa prioritet në agjendën e Qeverisë është ulja e varfërisë dhe sigurimin e jetës së rehatshme, cilësore për të gjithë”, tha kryeministri Zaev.

Paralajmëroi se perspektiva gjinore do të vendoset në planet strategjike dhe buxhetet e ministrive dhe të vetëqeverisjeve lokale dhe e inkurajoi Grupin konsultues këshilldhënës interdikasterial për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, t’i shqyrtojë mundësitë për rregullimin lidhur me këtë çështje në ligjet, gjithkund ku është e mundur.

“Maqedonia duhet të jetë shembull i vendit për mundësi të barabarta për të gjithë. Së bashku do të arrijmë në këtë qëllim tonin të rëndësishëm dhe të madh, bëri thirrje Zaevi në fjalimin deri te të pranishmit në seancën konstituive të grupit të punës për mundësi të barabarta.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska theksoi se Qeveria ka qasje sistematike ndaj çështjes gjinire dhe vlerësoi se vetëm kjo është zgjidhje që të ketë efekte në një kohë të shpejtë.

“Çështjen e shohim në mënyrë gjithpërfshirëse, përfshirë këtu në plan të parë rritjen dhe zhvillimin ekonomike. Gjysma e grave tani janë jashtë tregut të punës.  Do të formojmë servise për mbështetje dh do ta rrisim numrin e punësimeve të grave. Tashmë filluam me zbatimin e mjeteve për aktivizimin e grave në tregun e punës”, ka theksuar ministrja Carovska.

Që të arrihet aktivizimi i grave në tregun e punës dhe të ndikohet në uljen e dhunës në familje, sipas Carovkës, nevojitet krijimi i politikave dhe krijim të buxheteve, ndërsa Qeveria punon në të dy drejtimet.