Për nxënësit e viteve të katërta në Gostivar ka filluar një konkurs për idetë kreative organizuar nga Forumi Rinor i kandidatit Nevzat Bejta.

FRBDI Gostivar ka njoftuar në faqen e saj në rrjetin social Facebook se deri më datë 13 tetor pranon nga nxënësit ide konkurruese për Gostivarin.

“Ftojmë nxënësit e viteve të fundit në shkollat e mesme të japin ide kreative për qytetin. Disa prej tyre mund të behen pjesë e Gostivarit të Nesërm. Një juri do të përcaktojë fituesit. Konkursi është i hapur deri më datë 13.10.2017,” lajmëron në rrjetin social FRBDI Gostivar.

Organizata e të rinjve të fushatës së z. Nevzat Bejta tregon interes për idetë e nxënësve duke i nxitur të marrin pjesë.

“Çfarë rekomandon për qytetin? Bëhu kreativ,” thotë postimi i tyre.

Shtabi i Forumit Rinor është pranë Pallatit të Kulturës, Gostivar. Konkurrentët mund të dërgojnë idetë edhe përmes Facebook-ut.