Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në seancën e mbajtur ku po mbahen diskutime jashtë rendit parlamentar, ka zbuluar një aneks që sipas tij Qeveria e ka mbajtur të fshehur, e që ka të bëj me aktgjykimet e lëshuara nga Gjykatat në Serbi.

‘’ Ne e kemi zbuluar një aneks që Qeveria e ka mbajtur të fshehur. Është dokument zyrtar . Atkgjykimet e lëshuara nga Gjykatat në Serbi deri në korrik të 2015-tës që kanë të bjënë me aktvendimet e gjykatave serbe në Kosovë konsiderohen të vlefshme’’. Kjo është mbajt qëllimisht e fshehur pikërisht përshkak të përmbajtjes’’, është shprehur Konjufca.

Kujtojmë se njëra prej pikave të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i projektligjit për buxhetin e Kosovës.