Në zgjedhjet e mbajtura dje Shpend Ahmeti doli i pari në Prishtinë megjithsej 44 përqind.

Në balotazh kundërshtar do e ketë Arban Abrashin nga LDK-ja.

Në një debat televiziv në Dukagjin, nga Vetëvendosje tha se duke u bazuar në votat e tyre në zgjedhjet parlamentare, në këto zgjedhje VV ka pësuar rënie. Por, Konjufca thotë se pritshmëritë janë të mëdha, pasiqë pos garës në Prishtinë, janë në balotazh edhe në 6 komuna tjera.

“Për Vetwvendosjen ky është fuqizim por nëse i krahasojmë me zgjedhjet paralemtare, VV ka pasur pritje më të madhe. Zgjedhjet  lokale me ato parlamentare janë të ndryshme dhe s’mund t’i krahasojmë. VV falënderon qytetarët sepse kemi dalë të parët në Prishtinë dhe 6 komuna balotazh.  Jemi me shpresën se do i fitojmë këto komuna përveç Prishtinës që nuk e vëmë në  dyshim”, tha Konjufca.

Konjufca në këtë debat vazhdimisht po shprehet i bindur se në Prishtinë nuk ka dilema se Shpendi do udhëheqë edhe për katër vitet tjera.