Cilësi dhe siguri të ushqimit, shëndet dhe nutricionizëm, është tema e Kongresit ndërkombëtar “Nutrikon 2017”, që do të mbahet nga sot e deri më 7 tetor në Shkup.

Në ditën e parë të kongresit do të mbahet diskutim për ndikimin e informatave për ushqim, shëndet dhe nutricionizëm nga Fesjbuku mbi shëndetin e konsumatorëve dhe se si shkenca lufton me këtë.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 150 mjekëve, nutricionistëve, teknologëve, inxhinierëve, kompani, konsumatorë dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe ndërkombëtare nga sfera e shëndetit, nutricionizmit, si dhe prodhues të ushqimit cilësor dhe të sigurt.

Kongresi mbahet në bashkëpunim me Grupacionin evropian për inxhinieri higjienike dhe disenj (EHEDG) dhe Iniciativën për harmonizim global (GHI).